Home Aktualiteti Rast i pazakontë në Sarandë, librat e Sazan Gurit hidhen në det....

Rast i pazakontë në Sarandë, librat e Sazan Gurit hidhen në det. Autori me lot në sy: Më mirë të më kishin vrarë

Screenshot

Një ngjarje e pazakontë është raportuar sot në Sarandë, ku librat e profesor Sazan Gurit, të vendosura në një kënd pranë Muzeut Arkeologjik, janë hedhur në det dhe dëmtuar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Guri përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku shpreh indinjatën për atë që e konsideron një akt ndaj dijes dhe librave që trajtojnë historinë dhe gjuhën shqipe.

Sipas Gurit, librat ishin vendosur pranë Muzeut Arkeologjik të Sarandës, nën një basoreliev kushtuar figurave të së kaluarës shqiptare. Ai shkruan se kishte zgjedhur pikërisht atë vend me dëshirën për të përcjellë mesazhin e vazhdimit të rrugës së dijes dhe kulturës shqiptare.

“Errësirën doja ta ‘vrisja’ dhe pakëz dritë doja të çoja këtu në Sarandë, me libra mbi të vërteta shqiptare dhe sot herët, pa u gdhirë, më thanë se i ke të gjithë librat në det”, shprehet ai.

Guri tregon se lajmi e ka prekur thellë, duke theksuar se për të ishte më e dhimbshme të shihte librat në det sesa të përballej me një sulm personal.

“Më mirë të më kishin vrarë, sesa të shikoja librat në det”, shkruan ai, duke e cilësuar aktin si një goditje ndaj dijes dhe kulturës.

Sipas tij, librat janë hedhur në det rreth orës 04:00 të mëngjesit. Ai veçon veçanërisht botimet që lidhen me gjuhën shqipe.(Shekulli)

Në reagimin e tij, Guri falenderon edhe kryetarin e Bashkisë Sarandë, duke thënë se policia është vënë në lëvizje dhe se autori i dyshuar është kapur. Ai pretendon gjithashtu se personi ka vepruar i paguar nga persona të tjerë, ndërsa kjo pjesë mbetet një pretendim i tij dhe nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Ndërkohë, një peshkatar, sipas Gurit, ka hyrë në det dhe ka nxjerrë librat e hedhur, me qëllim që ato të thahen.

Ngjarja e ka përlotur ambientalistin, i cili e ka cilësuar atë si një akt të rëndë ndaj librit, dijes dhe historisë shqiptare.

Të gjitha librat me urrejtje në det, qysh në 04 të mëngjezit, sidomos ato për gjuhën shqipe, pra edhe të shkoqitur një e nga një, derisa një peshkatar me shpirt sarandioti dhe një cam (Romeo Berberi i thërasin) me shpirt shqiptari zhytet e i nxjerr të thahen.

Gjithsesi, gjej rastin të falenderoj Kryetarin e Bashkisë Sarandë që ngriti policinë në këmbë dhe e kapën ‘mortjen’, aspak i droguar, por i paguar nga ata që iu prish punë historia e vërtetë e shqiptarëve dhe gjuha hyjnore e tyre.

 

@NewsIn.Al

Exit mobile version