“Vrisni patronazhistët”/ Reagon policia, E FUNDIT: Avokati i Berishës e pëson keq…
Avokati Genc Gjokutaj është vënë nën hetim për veprën penale “thirrje publike për veprime të dhunshme”, pasi ai u kërkoi shqiptarëve të bëjnë revolucion të dhunshëm për të rrëzuar qeverinë.
“Materialet referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Tiranës, në ngarkim të shtetasit G .Gj., me profesion avokat, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme“. Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi gjatë monitorimit të vazhdueshëm të Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, ku është konstatuar një postim, i publikuar nga shtetasi G. Gj., i cili bën thirrje për të kryer veprime të dhunshme, postim ky i cili konstatohet se është publikuar dhe në media të ndryshme online” njofton policia.
Pakti mes “PS dhe PD” për ndryshimet në Kodin Zgjedhor ka irrituar tej mase Genc Gjokutajn, avokat i Sali Berishës dhe Ilir Metës, i cili ka bërë thirrje për revoltë të dhunshme. Anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë u bën thirrje qytetarëve të thyejnë sportele e të rrahin efektivët policorë të cilët sipas tij mbrojnë hajdutët. Gjokutaj shkoi në ekstrem duke u kërkuar shqiptarëve të vrasin patronazhistët.( Rilindja)
@NewsIn.Al
