Home Aktualiteti Reforma territoriale eshte domoshmeri per demokracine dhe te drejtat e njeriut ne...

Reforma territoriale eshte domoshmeri per demokracine dhe te drejtat e njeriut ne Shqiperi.

Reforma territoriale eshte domoshmeri per demokracine dhe te drejtat e njeriut ne Shqiperi.

Opozita dhe cdo force politike duhet te perkrah iniciativen per ndryshime dhe sduhet te kete ndasi ndaj ketij interesi publik madhor.

Pjese nga mendimi im i paraqitur ne Komisionin e Ligjeve ne Kuvendin e Shqiperise.

Ndërhyrja kushtetuese për reformën territoriale

Në vendimin nr. 19, datë 15.04.2015, Gjykata Kushtetuese është shprehur se shtimi apo pakësimi i njësive të qeverisjes vendore, mund të vlerësohet nga pikëpamja kushtetuese, vetëm nëse komunitetit i kanë ardhur pasoja negative. Në relacionin bashkëlidhur propozimeve tona, kemi parashtruar një sërë pasojash negative që kanë ardhur nga pakësimi i numrit të njësive vendore. Në gjykimin tuaj, a është amendamenti kushtetues për shtimin e komunave për zonat rurale në përputhje me nevojat e diktuara nga pasojat negative që ka sjellë reforma territoriale e vitit 2015?

Përgjigje:

Vendimi Nr.19, datë 1.4.2015 i Gjykatës Kushtetuese ka përcaktuar parimet mbi të cilat duhet të bëhet ndarja territoriale, nga ana tjetër vetë Kushtetuta në nenet 108, 110 etj të saj përcakton parimet mbi të cilat bazohet ndarja territoriale. Në të njëjtën kohë parimi i autonomisë vendore dhe parimi i decentralizimit të pushtetit së bashku me Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore të ratifikuar me Ligjin Nr. 8548, datë 11.11.1999, përcaktojnë parime dhe rregulla të tjera të cilat duhet të mbahen parasysh. Në vlerësimin tim, ndarja aktuale bie ndesh me parimet themelore kushtetuese, duke përfshirë nenet 108 dhe 110, si dhe me vetë nenin 13 të Kushtetutës së Shqipërisë ku përcaktohet “Qeverisja vendore në Republikën e Shqipërisë ngrihet në bazë të parimit të decentralizmit të pushtetit dhe ushtrohet sipas parimit të autonomisë vendore”. Në fakt me ndarjen aktuale, bashkimi i zonave në distanca gjeografike tepër të mëdha dhe pa lidhje tradicionale, ekonomike e sociale dhe të interesave të përbashkët në njësi qeverisje shumë larg qytetarit bie ndesh si me parimin e decentralizimit që synon që pushtetit i vendimmarrjes që i takon jetës së përditshme në komunitet të jetë sa më afër qytetarit dhe sa më pak kosto etj, është shkelur haptazi. Nevoja për shkurtim është përkthyer në kufizime që bien ndesh me parimet kushtetuese. Nga ana tjetër, ndarja në rajone krahas qarkut bie ndesh me parimet e organizimit administrativ që parashikon Kushtetuta dhe duhet të zhbëhet pasi cenon rezervën absolute kushtetuese, pasi ka zbehur rolin e këshillave të qarqeve dhe ka rritur kostot për qytetarët. Theksojmë që administrata vendore apo qendrore janë shërbime që shtetit u garanton qytetarëve dhe nuk do të thotë që aktiviteti i tyre duhet të jetë pa kosto apo me pak kosto apo që ato të gjenerojnë të ardhura. Ky orientim bie ndesh me parimet kushtetuese dhe ato të një shteti të së drejtës. Pra amendamenti është në përputhje me nevojën, por edhe me parimet kryesore kushtetuese.

1. A është propozimi në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare të hartimit të legjislacionit? Vihet re se propozimi nuk është shoqëruar nga studime të cilat identifikojnë problemin dhe situatat, apo analiza paraprake mbi ndikimet e projektligjit, koston në total të propozimit, rreziqet dhe pasojat, ofrimin e disa opsioneve për të arritur objektivin e synuar etj.

Përgjigje:

Mospërputhjet e ndarjes aktuale legjislative me parimet kushtetuese janë evidentuar edhe më lartë dhe vërtetohen lehtë në fakte të njohura botërisht. Janë fakte të njohura botërisht që qytetarët jetojnë në distanca që kërkojnë disa orë për të arritur në qendrën administrative qendrore vendore, mjafton të marr si shembull zonën e vendlindjes time Sllovën që udhëton 20 km për Peshkopi, Lurën që duken në botën tjetër, se i duhen 4 orë me dal në Peshkopi apo duhet të vij njëherë në Rrëshen pastaj të udhëtoj për Peshkopi se s’ka rrugë, apo faktin ku tashmë zyra e arsimit me një ndarje që bie ndesh me Kushtetutën në rajone, vjen në Tiranë etj me radhë. Në fakt, secili prej jush të bëjë të njëjtën gjë duke përfshirë edhe Shëngjergjin që ndodhet në Tiranë, por është mbi një orë e ca larg dhe kur bie borë vihet me vështirësi në Tiranë. Ato që thashë për vendlindjen time Peshkopinë do i vërtetoni të gjithë ju tani në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë Peshkopi kur do të shkatërroni disa makina 4×4 nëse do të shkoni tek secili zgjedhës dhe prapë nuk do ju dal koha pasi në ndonjë vend do të duhet të udhëtoni në këmbë se s’ka rrugë. Nga ana tjetër pabarazia e dukshme në numrat dhe në ndarje vërtetohet kur në një zonë në cepin fundor të Shqipërisë janë njësi vendore sa i Lezha, Shkodra, Puka e Dibra Bashkë? A ka nevojë kjo për studim? Sigurisht që mendoj që jo.

Av.Jordan Daci

@NewsIn.Al

Exit mobile version