KreuAktualitetiRefuzoi të paraqitej për 21 Janarin! Berisha “zihet ngushtë”/ Çfarë pritet sot…

Refuzoi të paraqitej për 21 Janarin! Berisha “zihet ngushtë”/ Çfarë pritet sot…

Refuzoi të paraqitej për 21 Janarin! Berisha “zihet ngushtë”/ Çfarë pritet sot…

Vetëm tre ditë pasi refuzoi të shkonte në SPAK për ngjarjen e 21 Janarit, Sali Berisha do të paraqitet sot në ambientet e SPAK-ut në zbatim të masës “detyrim paraqitje” për dosjen Partizani.

Berisha është marrë i pandehur dhe do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet nga SPAK se në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij./ Newsbomb.al

 

NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit