Thursday, May 21, 2026
spot_img
HomeAktualitetiRruga në Nju-Jork merr emrin “Isa Boletini”

Rruga në Nju-Jork merr emrin “Isa Boletini”

Prej ditës së diel, një rrugë në qytetin Nju-Jork në SHBA, mban emrin e shqiptarit të madh, Isa Boletini.

Rruga e cila ndodhet në Staten Island është emëruar falë kontributit të komunitetit shqiptar të Nju-Jorkut për të lartësuar figurën e heroit kombëtar, një prej firmëtarëve dhe kontribuuesve kryesorë të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane.

Lajmin e kishte konfirmuar për A2 CNN të premten pasardhësi i Isa Boletinit, Gazmendi, i cili tha se rruga do të ishte përballë asaj të quajtur “Ismail Qemali”.

 

I pranishëm në ceremoni ishte edhe kryetari i Mitrovicës, Faton Peci. “Ky moment shënon jo vetëm respektin ndaj një simboli të pathyeshëm të lirisë, por edhe lidhjen e fortë dhe të qëndrueshme ndërmjet popullit shqiptar dhe Shteteve të Bashkuara. Isa Boletini në Neë York është një mesazh i fuqishëm për brezat e rinj se liria dhe dinjiteti janë vlera që duhet mbrojtur çdo ditë”, tha ai.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments