Sali Berisha ka akuzuar ashpër mediat në Shqipëri, duke thënë se ato janë përfshirë në një sulm të organizuar për të mbrojtur kryeministrin Edi Rama dhe për të goditur Partinë Demokratike.
Gjatë një mbledhjeje me kryetarët e degëve të Partia Demokratike e Shqipërisë, Berisha u shpreh se situata në vend është “e jashtëzakonshme”, duke pretenduar se një pjesë e mediave janë kthyer në një “mafi mediatike” që, sipas tij, është edhe më e rrezikshme se krimi i organizuar.
Ai akuzoi qeverinë dhe mazhorancën për korrupsion dhe abuzim me pushtetin, duke pretenduar se institucionet po përdoren për përfitime personale dhe familjare. Berisha tha gjithashtu se ligji i konfliktit të interesit nuk zbatohet ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë.
Në fjalën e tij, ai theksoi se qeverisja aktuale, sipas tij, është ndërtuar mbi korrupsion dhe lobim të paligjshëm, ndërsa vlerësoi mbështetësit e opozitës për protestat dhe reagimet e tyre politike.
@NewsIn.Al
