E kritikuan se ishte “shumë e plakur” për atë rol. I vunë në dukje rrudhat, thinjat, 60-të vitet e saj – sikur plakja, për një grua, të ishte diçka e gabuar, diçka për të cilën duhet të ndihesh në faj.
Sarah Jessica Parker, e cila do të rikthehet në ekran si Carrie Bradshaw në ribërjen e filmit Sex and the City, dha një përgjigje nga ato që ia vlen të shpërndahen:
“Ka aq shumë fjalë e thashetheme të këqija për këtë, dhe për më tepër, diçka e tillë nuk do të thuhej kurrë për një burrë. Andy Cohen i ka flokët krejt të bardhë, por askush nuk e vë në dyshim hijeshinë e tij. Pse për të nuk është një problem? Nuk di ç’të them, o njerëz!
Në rrjetet sociale, të gjithë kanë diçka për të thënë:
‘Ka shumë rrudha… nuk ka shumë rrudha…”
Duket sikur njerëzit nuk duan të na shohin të jetojmë moshën tonë, sikur zbaviten duke ndjerë keqardhje për atë që jemi sot. Dhe kjo ndodh si kur zgjedhim të plakemi natyrshëm, ashtu edhe kur vrapojmë te kirurgu për të mbetur ‘të rinj’.
Unë e di si dukem dhe e pranoj. Çfarë duhet të bëj? Të ndaloj procesin e plakjes? Të zhdukem?
Ndoshta për ju është e vështirë ta kuptoni, por unë ndihem mirë kështu siç jam.”🤍

@NewsIn.Al
