Sarandë, zbulohet një tjetër “shtëpi bari”, apartamenti në një pallat disakatësh ishte përshtatur për kultivimin e kanabisit
Zbulohet një tjetër “shtëpi bari”. Operacioni në vijim e sipër në lagjen nr. 2 të qytetit në kryqëzimin e rrugëve “Adem Sheme” dhe “Pandeli Boçari”. Një apartament në një pallat disakatësh ishte përshtatur për kultivimin e brendshëm të bimëve të marijuanës. Policia dyshon se pas këtij apartamenti fshihet i njëjti grup që ka lidhje edhe me një tjetër “shtëpi bari” të zbuluar mbrëmjen e 10 janarit në lagjen nr.1 në rrugën
“Butrinti” ku u arrestua një person dhe një tjetër u shpall në kërkim. Detaje të tjera priten në orët në vijim.(Sarandalife)
@NewsIn.Al
