Tuesday, May 19, 2026
spot_img
HomeAktualitetiSelanik- Bie në det me pranga ne duar, pas tentativës për tu...

Selanik- Bie në det me pranga ne duar, pas tentativës për tu larguar…

Arrestimi i një personi nga plazhi i Selanikut ka qenë episodik , pasi në tentativë për t’u arratisur ai ka rënë me pranga, në ujërat e Thermaikos,

“Më lini të vdes, nuk dua të dal”, bërtiste i arrestuari në det…

Ngjarja ka ndodhur në mëngjes kur ELAS ka marrë një telefonatë për një burrë që kishte një sjellje argumentuese dhe po ngacmonte verbalisht personat që kishin shkuar në një zonë pranë plazhit për fiskulturë, ose për të shëtitur.

Policët e mbërritur aty e kanë ç’mobilizuar duke e vënë në pranga për ta futur brenda, por në tentativën e tyre për ta futur në makinën e patrullës ai ka arritur të shpëtojë duke vrapuar drejt plazhit Policia iu afrua dhe i kërkoi t’i ndiqte por ai ra në ujërat e Thermaikos. Burrat u futën brenda, i vunë një litar rreth duarve dhe e nxorrën jashtë, me burrin që bërtiste “më lër të vdes, nuk dua të dal” . Mobilizimi i ELAS-it

për këtë ngjarje ishte i madh. Në vendngjarje kanë shkuar 7 makina patrullimi si dhe policia portuale, zjarrfikësja dhe ambulanca të cilat kanë marrë burrin, shëndeti i të cilit duket se është jashtë rrezikut për jetën. Burimi: ERT 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments