Saturday, March 14, 2026
spot_img
HomeAktualitetiSERBI SERBI TA Q... MOTREN.. hap TV, shesheve te Frances… u shokova.../Linda...

SERBI SERBI TA Q… MOTREN.. hap TV, shesheve te Frances… u shokova…/Linda Kalemi

SERBI SERBI TA Q… MOTREN.. hap TV, shesheve te Frances.. u shokova.. edhe nga dritarja degjoj te njejtat thirrje adoleshente..

Sa turp per ata dhe ne femrat , motrat, nenat , qe i degjojme sidomos prane meshkujve..
Sa trima paskeni qene qe goditni me armen e mesit te kembeve.. Nuk kuptoj pse seksin e konsideroni si denim a turp..

Po, ne bote qarkullon sharja “fuck you” , por jo me motra, nena a vajza.. 30 vite ne Stambollin e lloj lloj kulturave u dogjen sheshet ne ndeshje e festa.. por keto thirrje shesheve nuk ndodhin se ka pranga, ndersa media jone i ndjek pas, TURP..

Po mire o trima :

– A e dini se sexy eshte funksioni natyror dhe nje nga ndjesite me te bukura qe Zoti i dhuroi qenieve te gjalla per te prodhuar vazhdimesine e njerezimit, pra tuajen ??
– A e dini se keshtu me “armen” tuaj ne vend ti beni dem mortrave te armikut i beni nder ti shtoni rracen ??
– A e dini se femijet e shume serbeve te martuar me shqiptare kane motra e vajza me gjak shqiptari, keshtu goditni dhe ato..?
– Po pushtuesit e tjere si, greku, italiani, turku qe na pushtuan , vrane e prene bijte tane ?? gjermani na dogji birin 17 vjec ne kampet e Mathausen, dhe mijra te tjere, ti shajme nga motra..?

Perse disa i sulmoni e disa i perqafoni ? A nuk jane njelloj ?

– Perse o patriote, per ndeshje digjni sheshe e q… motra, femra te pafajshme .. kur fajin e kane edhe vete shqiptaret qe historikisht tradhetuan vendin, kauzat, lejuan pushtimet a politikat e huaja , te dhunuan, te xhvaten, te varferuan, te coptuan me dy flamure .. pra Ata ju kane q… juve me motra e familje si dhe gjithe trojet shqiptare ?

Edhe huliganet serbe therrasin “Vritni shqiptaret” .. por keshtu do zgjase kjo? Pse ti hedhim zjarrit benzine kur duam paqe per te tjere ?

E ka qendisur At Pellumbi e Fishta per demin e Shqiperise nga shqiptari : Shqiperia nuk ka nevoje per shqiponja mbi bluze a gishta qe dridhen mbi gjoks, ka nevoje per BURRA qe luftojne per te..

Politikanet pillen nga popujt qe sipas kokes vendosin festen. Lufterat pillen nga politikat , dhe popujt jane viktimat e tyre .. thote filozofia..

Per mua pushtuesi eshte PUSHTUES, nuk ka me te mire a me te keq siç thoni ju,. Meqe serbi eshte me i keqi atehere mos beni ndeshje me te dhe hakun merreni shesheve si bota, me arme duarsh jo kembesh…

Me popujt pushtues keni bere martesa, femije, biznes, miqesi, turizem.. ? MJAFT BALTE SE NDOTNI VETEN E MOS U SHERBENI ATYRE QE NXISIN LUFTE..

Linda Kalemi

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments