Shkon në tre numri i shqiptarëve të vrarë në Athinë…jetë të humbura nga pazaret e prishura të drogës, thuhet…
Rrugët e Athinës kthehen në arenë përleshjesh midis emigrantësh shqiptarë, duke lënë pas tre viktima…tre jetë të humbura. Në informacionet e para thuhet se viktimat ishin të njohur për policinë e Athinës… arrestimi i tyre për drogë ishte bërë kohë më parë. Oficerët e policisë për burrin e rënë të vdekur në Agioi Anargyros konstatuan që në momentin e parë se ishte i qëlluar ndërsa hetimet vijojnë për pjesën tjetër, si dhe për gruan e arrestuar.
Siç zbuluan më në fund autoritetet e sigurisë vonë pas mesnate, ngjarja ku oficerët e policisë qëllojnë dhe personi tjetër bie i vdekur në Avenue Dimokratis është një vazhdimësi e incidentit me përleshjen e nisur në Patisia . Gjithsej tre makina dhe një motoçikletë janë përfshirë në skenën e përgjakshme në Patisia , ndërsa personat nga automjetet njiheshin me njëri-tjetrin. Nuk dihet, megjithatë, nëse ata e njihnin edhe drejtuesin e makines, diçka që ende nuk është vërtetuar. Gruaja që u arrestua më vonë dhe ishte me ta, tregoi se çfarë ndodhi.
Sot shkoi në tre numri i viktimave nga përleshja e djeshme…

@NewsIn.Al
