Marr shkas nga ngjarjet e ditëve të fundit, por edhe të atyre mijërave që nuk publikohen apo denoncohen asnjëherë.
Do të kisha dashur që ky libër të mos ishte shkruar kurrë.
Dhe lind pyetja pse? Sepse duke qënë i bazuar në ngjarje të vërteta, automatikisht një fëmijë është viktimë. Abuzimi seksual i një fëmije është fenomen i patolerueshëm, i një dënimi maksimal dhe sigurisht i një lëvizjeje totale të shoqërisë në raportimin dhe parandalimin e tij. Pra, një fëmijë mes atyre mijërave që abuzohen seksualikisht çdo ditë, është edhe personazhi kryesor i “Spectrum”.
Fëmijë flisni!
Mos keni frikë!
Mos keni turp!
Faji nuk është tuaji!
Nëna mbajini sytë hapur, djalli ka njëmijë fytyra, madje edhe atë të bashkëshortit tuaj!
Shoqëri mos hesht! Gjej mënyra për të çuar këta fëmijë tek Fjala, jo tek Heshtja dhe vdekja shpirtërore!!
Flisni oreeee!!!
