Wednesday, September 9, 2026
spot_img
HomeAktualitetiShpërthen keq Ilir Daja pas eliminimit nga gjyqtari tendencioz🤯🤯

Shpërthen keq Ilir Daja pas eliminimit nga gjyqtari tendencioz🤯🤯

Shpërthen keq Ilir Daja pas eliminimit nga gjyqtari tendencioz🤯🤯

“Djemtë e sigurisë po silleshin si tifozë dhe po shtrëngonin duart me stafin. Kjo është ndeshja ime e pestë në play off dhe ky është niveli i organizimit më i dobët.

Nuk kam parë kurrë një arbitër të tillë në Europë, goli i parë ishte faull, lojtari ynë u gjakos. Gjërat që kam parë këtu janë të nivelit më të ulët që kam hasur në karrierën time.

Mund të vërtetoj gjithçka, nëse dëshironi. Do t’i dërgojmë video UEFA-s me gjithçka, madje edhe çfarë ka ndodhur jashtë ndeshjes.

Siç rrodhën gjërat, ndeshja ishte në plan të dytë. Ne luajtëm mirë kundër një kundërshtari të fortë, si në aspektin e cilësisë ashtu edhe të burimeve financiare. Lojtarët e mi dhanë gjithçka deri në fund.“

Vjedhje e hapur nga gjyqtari! Sulmuesi i Dinamos sulmon arbitrat dhe shpërthen pas ndeshjes🤯👏

Fadairo si protagonist ka reaguar në rrjetet sociale. Sulmuesi i huazuar nga Partizani nuk është përmbajtur duke sulmuar gjyqtarët.

“Është shumë e trishtueshme se si luftojmë për të përmirësuar jetën tonë, familjen tonë dhe gjyqtarët e FIFA-s po favorizojnë djemtë tashmë të formuar, djemtë që i kanë të gjitha. Pse nuk mund të jetë lojë e lirë dhe e ndershme? E gjitha për shkak të cilave parave?

Më shumë tifozëve? Më shumë shikimeve televizive? Është për të ardhur keq FIFA. E lëmë luftën për një ditë tjetër. Luftë e shkëlqyer djema dhe Zoti do të kurorëzojë përpjekjet tona në këtë botë të korruptuar”, shkruan Fadairo.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments