Sunday, May 24, 2026
spot_img
HomeAktualiteti“Shqipëria do të anëtarësohet në BE”, vjen deklarata e bujshme nga…

“Shqipëria do të anëtarësohet në BE”, vjen deklarata e bujshme nga…

“Shqipëria do të anëtarësohet në BE”, vjen deklarata e bujshme nga…

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos tha se Shqipëria mund të bëhet anëtare e unionit në vitin 2029, nëse Kryeministri Edi Rama vazhdon “punën e shkëlqyer”.

Kemi çelur dy grupkapituj të tjerë me Shqipërinë dhe kemi rënë dakord me Edin që do të festojmë, së pari në Bruksel dhe së dyti vitin tjetër me ndeshjen e futbollit mes vendeve anëtarë dhe vendeve kandidate në Tiranë dhe ku kuptohet që Presidenti i UEFA-s do të luajë me ne, e po kështu ca të tjerë. Në 2028-ën mund, të kemi 28 anëtarë. Dhe nëse Edi vazhdon të bëjë atë që po bën në mënyrë të shkëlqyer, atëherë në 2029-n mund të kemi 29 anëtarë. Megjithatë, unë nuk kam shumë kohë, kam vetëm katër vjet, kështu që shpejtoni”, tha Kos gjatë fjalës së saj në Forumin e Bledit.

Shqipëria synon që të përfundojë negociatat deri në vitin 2027 si dhe anëtarësimin e plotë në BE deri në vitin 2030. Kryeministri Edi Rama ka premtuar anëtarësim të plotë të vendit në 2030.
@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments