SHQIPTARËT SIPAS QYTETEVE
(Duke rindërtuar vazhdimësinē e Fan Nolit)
Beratasit janë skraparlinj të zbritur buzë Osumit!
Mallakastriotët janë fierakë të blinduar.
Dibranët, diplomatë edhe pa ditur gjuhë të huaj.
Pogradecarët janë korçarë me gjol!
Mirditorët janë shqiptarë që respektojnë shtetin, sidomos kur shteti respekton Mirditën.
Përmetarët janë lebër që konfliktet i zgjidhin me liker.
Elbasanllinjtë janë gegë për toskët dhe toskë për gegët.
Lezhjanët janë shkodranë pa tangarllik!
Laçjanët janë kurbinas që e kanë Tiranën për punë dhe Shna Ndoun për punët që Tirana nuk i zgjidh.
Krutanët janë tregtarë që edhe kur blejnë, dinë të shesin.
Pukjani është shkodran kur shkon në Tiranë dhe mirditor kur zbret në Shkodër!
Devollinjtë janë korçarë që romantizmin e konsiderojnë humbje kohe pune.
Shijakasit janë durrsakë që detin ua zunë të tjerët.
Skraparllinjtë janë beratas ballë kazani!
Kavajasit janë durrsakë pa det dhe tiranas pa kompleks kryeqyteti.
Kolonjarët janë korçarë që lanë serenatat për të qenë “kudo të parë”.
Tropojanët janë vlonjatë të Malësisë së Gjakovës!
Hasjanët janë shqiptarë që në Has kanë vendlindjen dhe në Londër lagjen.
Lushnjarët janë fierakë që mendojnë se Fieri e ka tepruar me urbanizimin.
Matjanët janë dibranë që, në vend të diplomacisë, zgjodhën monarkinë.
Sarandiotët janë shqiptarë që dhjetë muaj jetojnë në Sarandë dhe dy muaj prej Sarandës.
Himariotët janë grekë me fjalë e shqiptarë me vepra.
Korçarët janë parisienë që, për arsye emigrimi, jetojnë në Shqipëri.
Tepelenasit janë vlonjatë që i janë betuar Bajronit të mos e shohin detin me sy!
Kuksianët janë prizrenalinj me pasaportë britanike.
Durrsakët janë ilirë që prej 2500 vjetësh presin të mbarojë sezoni.
Tironsit janë refugjatë që nuk janë larguar nga qyteti i tyre.
Shkodrani ka humorin për të tjerët, tangarllikun për vete dhe “ta marrsha” për ata që do.
Gjirokastritët janë korçarë të përzënë nga qyteti si dorëlëshuar!
Vlonjatët janë shqiptarët më empatikë. Të shprehin ngushëllimet më të sinqerta kur u thua se nuk je nga Vlora…

Lutfi Dervishi
@NewsIn.Al