Korça, shtë dashuri konstante,pa ulje-ngritje dhe pa limit kohor. Jeton ajo edhe kur korçari nuk rron.
Kam 8 orë që kam mbërritur në Korçë. Normal,te shtëpia ime e re. Dhe sa erdha vrik u rehatova në ballkon. Nuk e kam lëvizur fare bythën prej andej. Gruaja duroi sa kaloi ora e parë. Më pas më kërkoi të hyja brenda.
-Se shtëpia do punë,Gimo. Kemi dy muaj që kemi qënë larg. Pa do pastruar,pa duhen marrë pluhurat,duhet gatuar,bërë pazari…
Por unë nuk flisja e nuk lëvizja. Më pas nga që po më gërryente si mola,i thashë:
-Gru,jo vetëm që nuk hyj brenda,por mbase do fle në ballkon.
Shqeu sytë. Qyqja më iku burri,i tha mendjes së vet. Ndërsa unë hidhja vështrime përjashta. Te kisha,te kampi,te varrezat,te mali i Moravës,te lagja e fëminisë,te…
Ajo nuk e kupton që Korça është dashuria ime e parë para së parës. Që ia kalon asaj që jetova dhe jetoj me gruan. Është dashuri konstante,pa ulje-ngritje dhe pa limit kohor. Jeton ajo edhe kur korçari nuk rron.
Mbeta i lumtur në ballkon. I varur te kujtimet e mija. I përhumbur në qytetin që e dua sa veten. Apo e dua më shumë?!
Agim Xhafka
@NewsIn.Al