Home Politika Shumë i kuptueshëm zoti Rama me deklaratën e tij, por jo dhe...

Shumë i kuptueshëm zoti Rama me deklaratën e tij, por jo dhe aq transparent zoti Basha. Kreu demokrat ndjehet proamerikan me dëbimin e Berishës, dhe kundër politikës amerikane për zgjedhjet e 25 prillit

Zëvëndës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Eskobar u shpreh hapur se e pret kreun e PD Lulzim Basha sa më shpejt për një vizitë zyrtare në Uashington, duke i dhënë përmes kësaj ftese një mbështetje të madhe në “duelin” me liderin demokrat Berisha të shpallur “Non grata” nga DASH.

Më vonë zoti Eskobar takoi përzemërsisht kryeministrin Rama duke shprehur kënaqësinë dhe devotshmërinë e qeverisë amerikane për bashkëpunim. Rama përmes një deklarate tha: “Kënaqësi të prisja zotin Eskobar në një takim shumë miqësor, ku folëm për partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë e SHBA, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon  dialogun e domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë dhe Ballkanin e Hapur, si një nisëm transformuese për ardhmërinë e rajonit, të cilën administrata e Presidentit Joe Biden e mbështet fuqishëm”!

Shumë i kuptueshëm zoti Rama me deklaratën e tij, por jo dhe aq transparent zoti Basha. Kreu demokrat ndjehet proamerikan me dëbimin e Berishës, dhe kundër politikës amerikane për zgjedhjet e 25 prillit

@NewsIn.Al

 

Exit mobile version