Thursday, May 21, 2026
spot_img
HomeAktualitetiSKANDAL/ BKH kapi verën miliona euro të Ergys Agasit, kushëriri i tij...

SKANDAL/ BKH kapi verën miliona euro të Ergys Agasit, kushëriri i tij futet natën dhe e vjedh nga kantina

SKANDAL/ BKH kapi verën miliona euro të Ergys Agasit, kushëriri i tij futet natën dhe e vjedh nga kantina

Prokuroria e Tiranës ka shpallur në kërkim Eno Agasi për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, kontrabandë e mallrave që paguajnë akcizë dhe magazinim i mallrave që paguajnë akcizë. Eno Agasi rezulton të jetë kushëriri i Ergys Agasit, ky i fundit i shpallur në kërkim në kuadër të hëtimeve nga SPAK për AKSHI-n. Sipas hetimeve, kur hetuesit e BKH shkuan në banesën e Agasit zbuluan një kantinë me verë dhe sipas procedurës ata njoftuan drejtorinë e doganave për shkak se vera ishte kontrabandë. Doganat bënë inventarin përgjatë disa orëve dhe përllogaritën një dëm prej 400 mln lekësh buxhetit të shtetit nga mospagimi i akcizës. Për shkak se ishte natë dhe nuk mund të bëhej transporti, malli u la në ruajtje në vilë.

Gjatë natës Eno Agasi e ka hequr verën dhe ka hequr me pas serverin e kamerave të sigurisë. Kur furgonat e Doganës kanë shkuar për ta marrë mallin dhe dërguar në ruajtje kanë konstatuar se nuk ishte në kantinë.  (EuroNews)

 

@NewsIn.Al

 

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments