Home Aktualiteti Skender Rusi/NJË KËNGË E DËSHPËRUAR

Skender Rusi/NJË KËNGË E DËSHPËRUAR

I madhi Skender Rusi
NJË KËNGË E DËSHPËRUAR

Sot jam ai që s’dua të jem,
Përfytyroni një pyll me asnjë ketër!
Jua kisha harruar edhe emrat njerëzve,
Ose nuk më pëlqente t’iu thërrisja
në emër!

Disa më duken tmerrësisht të vegjël,
Akoma më të vegjël më duken
të mëdhenjtë!
Unë një herë bëhem dimër me ta,
Një herë vjeshtë!

Seç mban këtu brenda kjo kokëza ime,
Lumë që rrjedh e kërkon detin!
Sot ndjehem i vetëm,përtej çdo vetmie,
As dorën nuk e dhashë të ma prekin!

Është dita që unë i kam braktisur të gjithë,
Në këtë qytet me sharlatanë tepër!
Tani do të shkoj të gjej dashuritë,
Në atë pyll ku s’ka asnjë ketër!

 

@NewsIn.Al

Exit mobile version