Shpirti jot u prehte ne paqe e shtrenjta jone Meri Lalaj .Do na mungosh te gjitheve ..miqve te afermve !
Gazetari Gjergj Zefi shpreh dhimbjen tij për humbjen poetes, shkrimtares dhe përkthyeses Meri Lalaj me një nga krijimet e përkryera të saj.. .
Sot u ngrit në qiell një konstelacion i letrave shqipe
Lamtumirë Meri Lalaj!
Mëngjes,
dal në rrugë:
burra të murrmë
ma zënë diellin.
Fytyrat e tyre të murrme
veshjet e murrme.
Të murrme mendimet.
shpirti i tyre i murrmë.
Ngrenë pëllëmbët e murrme
e nuk më lenë të shoh diellin.
Eci rrugës, mundohem
të jap e marr me ta
u dërgoj rreze- sinjal
si femër që jam
atyre të murrmëve:
me vështrime, me ecjen,
me tingujt e trupit tim.
Por më kot.
Këta burra flenë mbi para:
mbushur ding jastëku,
plot banknota dysheku.
Ata nuk dinë të shijojnë paratë,
ata nuk dinë
të shijojnë as gratë
për ta nuk ekziston qielli
e në shpirtin e tyre
asnjë rreze dielli
Meri Lalaj
@NewsIn.Al