Thursday, May 21, 2026
spot_img
HomeAktualitetiSPAK në bizneset e Klajdi Merkajt, pjesë e grupit kriminal “Çopja”! Dyshimet...

SPAK në bizneset e Klajdi Merkajt, pjesë e grupit kriminal “Çopja”! Dyshimet se pastroi milionat e marra nga AKSHI!

SPAK, kontrolle në bizneset e Klajdi Merkajt, pjesë e grupit kriminal “Çopja”! Dyshimet se pastroi milionat e marra nga AKSHI!

Agjentët e BKH-së kanë ushtruar kontrolle ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme në bizneset e Klajdi Merkajt, i cili është arrestuar si i dyshuar për pastrim të parave të vëllezërve Franc e Hajdar Çopja.

Ka dyshime të forta se përmes bizneseve të Klajdi Merkajt janë pastruar milionat e marra nga AKSHI.

Ndërkohë janë ushtruar dhjetëra kontrolle në banesa, e baza t ndryshme me qëllim sigurim të provave të mëtejshme. Është ushtruar kontroll edhe në ambientet e biznesit të Klajdi Merkaj, i cili është arrestuar më herët në kuadër të organizatës kriminale të Franc dhe Hajdar Çopjas, që drejtohet nga dy vëllezërit. Ka dyshime të forta sipas hetuesve se përmes bizneseve të Klajdi Merkajt janë pastruar milionat e marra nga AKSHI”, informoi gazetarja Klodiana Lala.

Gjithashtu, është vendosur pezullimi nga detyra për zv.drejtorin e policisë së Tiranës, Erjon Ismaili.

Klodiana Lala: Pengmarrje, dhunë dhe shantazh, tërheqje nga tenderat. Ky është skandali që SPAK ka zbuluar në AKSHI-n, ku drejtuesja e këtij institucioni Mirlinda Karçanaj është dërguar nën masën e arrestit në shtëpi zv.drejtoresha e AKSHI-t, Hava Delibashi. Ndërkohë është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg për biznesmenin Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, ndërkohë masa ndaluese edhe për biznesmenët Andis Papa dhe Gëzim Hoxha.

Është vendosur pezullimi nga detyra për zv.drejtorin e policisë së Tiranës, Erjon Ismaili.

Nga hetimet e SPAK, rezulton se Ergys Agasi në bashkëpunim me Ermail Beqirin kanë marrë peng shtetasin Gerond Meçe, një prej biznesmenëve që fitonte më së shumti tendera në AKSH dhe pas shantazheve për disa orë me radhë e kanë detyruar të heqë dorë nga gara. Rezulton se ai më pas është tërhequr nga të gjitha tenderat në AKSH, të dhënat janë siguruar jo vetëm përmes celularëve por edhe të dhënave të marra në mënyrë indirekte e direkte nga SPAK.

Ka rezultuar se drejtoresha e AKSHI-t dhe zv.drejtoresha kanë favorizuar kompanitë e Ermal Beqirit, duke i kaluar dhjetëra tendera me vlera të konsiderueshme.

Dhe tenderi që lidhet me administrimin e dosjeve gjyqësore konkretisht ky grup i strukturuar kriminal, sipas SPAK, dyshohet se kishte në dorë të gjitha të dhënat që lidheshin me dosjet gjyqësore, caktimin e gjyqtarëve, por ecurinë e një çështje sepse kishin fituar tenderin për mirëmbajtjen. Megjithatë janë edhe 10 procedura të tjera tenderuese., ku sipas SOAK, mund të rritet në kuadër të hetimeve që Mirlinda Karçanaj ka favorizuar kompanitë e Ermal Beqirit dhe janë bërë transaksione në vlera të konsiderueshme e janë blerë pasuri të patundshme vetëm në një rast afro 1 mln euro është blerë një jaht në emër të një shtetaseje 24-vjeçareje rumune dhe që rezulton se kishte njohje me shtetasin Ermail Beqiri.

Kontrollet po vijojnë tek disa zyrtarë të tjerë të AKSHI-t, kryesisht  anëtarë të Komisionit të vlerësimit të Ofertave dhe anëtarë të shqyrtimit të ankesave. Gjithashtu edhe persona të lidhur me dy biznesmenët e shpallur në kërkim deri më tani, pasi nuk ka informacione që janë arrestuar, po ashtu te familjarë të tyre e banesa që disponojnë.

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments