Wednesday, October 7, 2026
spot_img
HomeAktualitetiSPAK sekuestron 138 milionë euro në kuadër të një megaoperacioni kundër krimit...

SPAK sekuestron 138 milionë euro në kuadër të një megaoperacioni kundër krimit të organizuar

SPAK sekuestron 138 milionë euro në kuadër të një megaoperacioni kundër krimit të organizuar

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar rreth 138 milionë euro nga llogaritë bankare të kompanisë “Albanian Land Development”, e lidhur me biznesmenin Redi Struga. Veprimi është ndërmarrë në kuadër të një operacioni të gjerë kundër një grupi të dyshuar për trafik droge dhe pastrim parash.

Sipas hetimeve paraprake, sekuestrimi i fondeve është pjesë e një dosjeje më të gjerë, në të cilën janë caktuar gjithsej 20 masa sigurie ndaj personave të dyshuar për përfshirje në aktivitete kriminale.

Në dosje përmendet edhe biznesmeni Artur Shehu, i cili rezulton në kërkim nga SPAK. Hetuesit dyshojnë se ai ka kryer transaksione që lidhen me shitblerjen e pronave të kompanisë, ndërsa po analizohen lëvizjet financiare për të verifikuar burimin e fondeve dhe lidhjet e mundshme me veprat penale nën hetim.

Ndërkohë, në kuadër të të njëjtit operacion janë sekuestruar edhe pasuri të tjera, përfshirë prona në zonën e Green Coast në Palasë, të regjistruara në emër të Erion dhe Adrian Ramajt, nipat e Fatmir Ramës, i njohur ndryshe si “Miri i Xhikes”.

Hetimet vijojnë për të zbardhur të gjithë rrjetin e përfshirë dhe për të dokumentuar aktivitetin e dyshuar kriminal.

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments