Gjykata e Posaçme shtyu për më 27 nëntor seancën gjyqësore për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, në gjykimin ndaj tij për çështjen e “Sterilizimit”.
Beqaj akuzohet nga SPAK për “shpërdorim detyre”, me dyshimin se ka kryer veprime që kanë sjellë dëmtim të buxhetit të shtetit dhe përfitime të padrejta gjatë ushtrimit të funksionit si titullar i Ministrisë së Shëndetësisë.
Beqaj ishte i pranishëm në sallë, por dy avokatët e tij mbrojtës kishin lajmëruar gjykatën se ndodheshin në gjykime të tjera.
Mungesa e avokatëve u bë shkak për ndërprerjen e seancës, por edhe për mosleximim e një deklarimi nga ish-ministri, që tha se bëhej fjalë në të për tre ngjarje të ndodhura javën e shkuar.
@NewsIn.Al
