Home Aktualiteti Të gjithë duan të vaksinohen dhe nëse dikush e refuzon dhe kërkon...

Të gjithë duan të vaksinohen dhe nëse dikush e refuzon dhe kërkon justifikime, kjo ndodh nga informacioni qe njerëzit marrin.

Është  e kuptueshme që  shumë prej nesh e shikojnë jo me shumë  besim bërjen e vaksinës AstraZeneca. Deklaratat e shumë shteteve europiane dhe së  fundi e Italisë për  mos dhënë  garanci maksimale e krijojnë  këtë  gjendje dyshimi.

Problemet e mpiksjes së gjakut duke përfshirë  trombozen e venave të  thella (DVT) dhe embolizmin pulmonar kanë  një  incidence vjetore të  perllogaritshme 1 për  1000 në popullsinë e rritur,  me rrezikun edhe më  të  lartë  pas moshës 40 vjeç. Nëse pesë  milion të  rritur vaksinohen në  një  javë,  rreth 95 nga ata mund të kishin ndonjë ngjarje,  gjë  e cila mund të ndodhë  dhe në  mungesë të  vaksinimit.

Komisioni Kombetar i Vaksinimit të  Greqisë pasi është  mbledhur dy herë  urgjent brënda 24 orëve  të fundit ka rekomanduar vazhdimin e procesit të vaksinimit.

Greqia i thotë. PO. AstraZenecas !

Newsin. Al

 

 

Exit mobile version