Pas një muaji mbushen 88 vjet nga vdekja e bamirësit korçar Thoma Turtulli.
Të gjithë korçarët do dëshironin që Thoma Turtulli të përjetësohej me një statujë në qyterin e tij.
Më 19 nëntor 1937 ndërroi jetë bamirësi i madh Thoma Turtulli, i cili i dhuroi qytetit të Korçës (një ndër qendrat më të kulturuara të Shqipërisë), spitalin, bibliotekën, kinemanë, shkollën e mesme dhe jetimoren.
Sot, kjo familje nuk ka varr; komunistët shkatërruan në mënyrë barbare varrin monumental, dhe fatkeqësisht nuk dihet se ku përfunduan eshtrat e filantropit të shquar. Foto nga inaugurimi i Bibliotekës së qytetit. Thoma Turtulli, i dyti nga e majta, në rreshtin e parë.

@NewsIn.Al
