Home Aktualiteti Të riut shqiptar i gjendet kokaina me vlerë 16 MILION EURO në...

Të riut shqiptar i gjendet kokaina me vlerë 16 MILION EURO në shtëpi…

Screenshot

Të riut shqiptar i gjendet kokaina me vlerë 16 MILION EURO në shtëpi, arrestohet nga policia italiane!

Dyqind kilogramë kokainë, me vlerë tregu rreth 16 milionë euro, janë sekuestruar në Romë gjatë një operacioni policor.

Lënda narkotike u gjet në banesën e një 23-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili është arrestuar.

Sipas autoriteteve italiane, kokaina ishte ndarë në 191 pako, rreth 8 mijë doza.

Banesa e të riut ishte kthyer në një qendër logjistike për ruajtjen dhe shpërndarjen e drogës.

Gjatë kontrollit, policia gjeti gjithashtu një armë zjarri, municione dhe rreth 30 mijë euro para cash, që dyshohet se janë përfituar nga aktivitetet kriminale.

Screenshot

@NewsIn.Al

Exit mobile version