Home Aktualiteti “Të vrasësh frikën…”/ Nga Mevlan Shanaj

“Të vrasësh frikën…”/ Nga Mevlan Shanaj

Të vrasësh frikën! Frika në jetë është prezente.Që nga lindja deri në shuarje.Përse është bashkëshoqëruese në jetë.Nga e panjohura apo nga eksperienca në mos jo pefrsonale, por e injektuar.
Frika nga erresira, frika nga qenie të tmerrshme të sajuara nga rrëfimet e përrallave dhe më vonë nga krijimet e fantazisë.Ndoshta këto sajesa pa bazë konkrete që vijnë nga fëmijëria nuk i shqiten njeriut në jetë.Ka frika natyrore të pa spiegueshme siç ka frika konkrete nga keqbërësit apo nga regjimet.Kështu më ndodhi më 1991 në takimin me popullin e Fierit që në sheshin kryesor të qyteti erdhën njerëzia nga e gjithë zona , kryesisht myzeqarët.Mes tjerëve në fjalën time u kam thënë të pranishmëve: Ju sot do ta mbani ment këtë ditë si më të veçantën në jetën tuaj , pasi sot vratë FRIKEN! Ishte më shume se trimëri në atë kohë të ngriheshe publikisht kundër regjimit.Në ate takim kam marrë një nga emocionet më të paharruara tē jetës ( Një grup jo i vogël nga Patosi bërtisnin në kor: Na fal Mevlan, disa ditë më parë më kishin organizuar strukturat e kohës një provokim publik, për të më thënë ” Zhduku nga Patosi” me keto mendime kundër regjimit) pas kaq vitesh pa qenë aspak në komente politike aq më tepër partiake dua tu them jo vetem miqëve të atij çasti, por gjithë shqiptarëve, prej 1990 ju e keni vrarë frikën më të frikshme!Ajo frika e natyrës njerëzore e cila nuk ka formë aty sillet ,punë e madhe!Të vrasësh frikën nuk është trimëri, por shënjë civilizimi dhe të fitosh mbi veten! Sa gjë madhështore kur triumfojmë mbi veten! Fitorja më e vështirë në jetë është fitorja mbi veten e cila është shënja e mposhtjes së egos, shumë shumë e vështirë!Truri nuk funksionon pa shqetësime!Shqetësimi është i përjetshëm pasi na duhet për rritjen dhe ekzistencën!Sa raste ka në botë që frika i tmerron njerëzit deri në paranoja ! Një frikë e mposhtur është një betejë e fituar në jetë !

 

Mevlan Shanaj

@NewsIn.Al

Exit mobile version