Pavarësia e Shqipërisë në 28 Nentor 1912 dhe Shpallja e Krahinës Autonome të Korcës në 10 Dhjetor 1916, janë dy datat më të rëndësishme të shtetit modern Shqiptar.
Përpjekja dhe vendosmëria e Themistokli Gërmenjit dhe patiotëve të tjerë i treguan botës në atë kohë se shqiptarët mund të formojnë shtet dhe të vetëqeverisen. Sot në Korcë, ne kremtojmë 105 vjetorin e kësaj date të paharrueshme.
Korça e ka ruajtur sharmin dhe forcën e të bërit histori.

” Ne nuk gjykojmë historinë …ne duam ta kujtojmë dhe vleresojmë atë!
10 dhjetor 1916 – 10 dhjetor 2021
105 VJETORI i Republikës Autonome të Korçës!
Në vitet 1916-1918 në asnjë qytet ku banonin shqiptarë nuk valvitej askund flamuri i Skënderbeut, veç se në Korçën tonë.
– Në asnjë qytet tjetër pushteti vendor dhe shërbimet publike ndaj popullatës nuk i kryente asnjë administratë shqiptare, vec Korçës tonë.
– Në asnjë qytet tjetër të Shqipërisë nuk këndohej lirisht si në Korçën tonë, himni kombëtar dhe në shkollë mësohej gjuha e ëmbël shqipe.
Ja këto, e shumë të tjera, janë fakte e rrethana që na bëjnë ne, pasardhësit e atyre burrave të mënçëm e atdhedashës, që datën e 10 dhjetorit ta kemi një datë feste dhe emrin e Themistokli Gërmenjit një simbol krenarie për qytetin tonë.
@NewsIn.Al