Për çdo gjë që shkruajmë përdorim edhe lapsin… edhe fshirësin!
Si mund të zhvillohej një dialog midis lapsit dhe fshirësit… / Rrëfenjë
***
“Hej, si jeni? ” pyeti fshirësi butë.
“Unë nuk jam shoku yt”, u përgjigj lapsi. “Nuk mund të të duroj. ”
Fshirësja mbylli sytë e lënduar… “Pse? ”
“Sepse ti vazhdon të zhbësh gjithçka që unë shkruaj. ”
“Unë nuk fshij gjithçka”, tha fshirësi butësisht. “Vetëm gabimet. ”
“Kjo nuk e bën atë të drejtë”,u hodh lapsi…
“Por kjo është ajo që jam bërë për të bërë. ”
“Atëherë ekzistenca jote është e pakuptimtë”, u përhjigj lapsi.
“Të shkruash ka më shumë rëndësi sesa të fshish. ”
“Të korrigjosh të gabuarën është po aq e rëndësishme sa të shkruash të drejtën”, u përgjigj fshirësi.
Lapsi ra i heshtur, pastaj pëshpëriti, “Por unë të shoh duke u zvogëluar dita-ditës… ”
“Kjo ndodh sepse unë jap pak nga vetja çdo herë që ndihmoj të rregulloj diçka”, u përgjigj fshirësi.
“Edhe unë ndihem më i vogël”, pranoi lapsi.
“Ne nuk mund ta bëjmë jetën më të mirë për të tjerët pa dhënë diçka nga vetja”, buzëqeshi fshirësi.
Ajo e shikoi atë dhe pyeti qetësisht, “A më urren akoma? ”
Lapsi u zbut, një buzëqeshje duke i tërhequr buzët:
“Si mund ta urrej dikë që jep kaq shumë nga vetja për mua? ”
Çdo lindje dielli na lë me një ditë më pak.
Nëse nuk mund të jesh lapsi që shkruan gëzimin, bëhu fshirësi që ia lehtëson dikujt pikëllimin, ia rikthen shpresën dhe ia përkujton:
E nesërmja mund të jetë më e ndritshme se dje.
Gjithmonë— ji mirënjohës.
(I. Jano)
@NewsIn.Al

