KreuAktualitetiTiranë/ Kryeministri Rama kryen LËVIZJEN urgjente, thërret…

Tiranë/ Kryeministri Rama kryen LËVIZJEN urgjente, thërret…

Tiranë/Kryeministri Rama kryen LËVIZJEN urgjente…

Kryesia e Partisë Socialiste, një nga organet më të larta të kësaj force politike, do të mblidhet pasditen e kësaj të marte.

Kryeministri dhe numri një i partisë që drejton vendin në mandatin e katërt radhazi, u ka kërkuar anëtarëve të mblidhen sot në seli.

Mbledhja do të nisë në orën 18:00 dhe për nga natyra, mendohet se do të jetë më shumë organizative, me drejtuesit e strukturave që pritet të marrin porositë dhe të dalin në terren për të kërkuar mbështetje për Ogerta Manastirliun.

Me shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj nga Këshilli Bashkiak i Tiranës dhe më pas Këshilli i Ministrave, gara për drejtuesin e ri të kryeqytetit është hapur zyrtarisht, ndërsa edhe Presidenti Bajram Begaj ka nxjerr një dekret zyrtar.

Edi Rama propozoi publikisht emrin e Ogerta Manastirliut në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, disa ditë më parë, duke u shprehur zyrtarisht se Tirana nuk kishte kohë për të humbur derisa Erion Veliaj të sqarojë problemet me drejtësinë.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit