Tmerr! Turp i madh! Mashtrim i madh i produksionit te BB me njerzit e shkretë! Votat jane me pagese por kalkulimin e bëjnë ata qe llogarisin klikimet.
Jane ata qe fusin e nxjerrin si bagëti lojtaret e këtij eksperimenti vulgar. Dhe nuk eksperimentohet vetem me kaviet e shtepisë por edhe me publikun qe beson si i verbër ne ndershmërine e kësaj loje makabre. “A nuk i vrasin edhe kuajt keshtu”- ka qenë një film i famshëm me Jane Fonda, ku çmimin e fitonte ai qe i rezistonte një kercimi cfilites pa limit. Keshtu mu duk ca dite me pare një test rezistence ku banoret duhet te rinin lidhur pas nje butoni dhe nuk u lejohej as te kryenin nevojat personale.
Ndërkohë populli vazhdon e shijon eksperimentin dhe merr pjesë me pasion ne nje votim te zjarrte, votim me sms me pagese. Te ardhurat e organizatoreve nuk kane limit. Ndërkohë, askush nuk e kupton pse nuk nxirren perqindjet e votimit si ne gjithe boten!!! Te paktën, ketij eksperimenti naziskin me ngjyra erotike, ti krijonin minimumin e transparencës.Por kjo s’mund te ndodhe, do kompromentonte llogarite e tyre.Te gjithë ata qe votojne mashtrohen hapur. Nejse, ndofta ne nje vend qe ka 30 vjet qe vidhen votat sa andej këndej, qe vidhet shteti çdo dite, kjo e BB tingëllon thjeshte si një shaka. Mire e bejne qe ja luajne fene! Mire thone tironsit: -” mos u ngopshi kurrë”! Jetë te gjate BB!
Ja një sondazh ku duket që çdo gjë është “anapulla” me televotimin që bëhet.
![]()
Hervin Çuli
@NewsIn.Al


