Home Aktualiteti Top Channel “shkarkon” Salsano Rrapin, vendin e tij e zë ikona që...

Top Channel “shkarkon” Salsano Rrapin, vendin e tij e zë ikona që e duam të gjithë që nuk u shko kurrë mendja

Screenshot

Sezoni i ri televiziv pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në “Portokalli”, një prej programeve më jetëgjata të humorit në ekranin shqiptar. Një prej risive më të mëdha lidhet pikërisht me drejtimin e spektaklit të Top Channel dhe me rikthimin e një emri që ka lënë gjurmë në historinë e formatit.

Bëhet fjalë për **Agron Llakajn**, aktor, moderator dhe një prej figurave më të njohura të humorit shqiptar. Sipas informacioneve të siguruara nga “Loki Magazine”, pas rreth 16 vitesh nga largimi i tij, Llakaj pritet të rikthehet këtë sezon në “Portokalli”, këtë herë sërish në një rol drejtues.

Nëse informacioni konfirmohet zyrtarisht, bëhet fjalë për një prej rikthimeve më të bujshme televizive të viteve të fundit. Agron Llakaj është një emër i lidhur ngushtë me periudhën e parë të suksesit të “Portokalli”, ku për vite me radhë ishte jo vetëm moderator, por edhe një prej protagonistëve kryesorë të skenës.

Për publikun, Llakaj mbetet i identifikuar me një sërë personazhesh dhe imitimesh që u kthyen në pjesë të kulturës së humorit televiziv shqiptar. Prezenca e tij në spektakël, ndërthurja mes moderimit dhe interpretimit, si dhe raporti i drejtpërdrejtë me publikun ishin ndër elementet që karakterizuan “Portokalli” në vitet e para të transmetimit.

@NewsIn.Al

Exit mobile version