Home Aktualiteti TRAGJEDI në Kolonjë/ E zuri poshtë një trung druri, humb jetën 36-vjeçari...

TRAGJEDI në Kolonjë/ E zuri poshtë një trung druri, humb jetën 36-vjeçari nga Pogradeci

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në Kolonjë, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën gjatë procesit të ngarkimit të trupave të drurit.

Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte banues në Pogradec dhe punonte për një subjekt privat të licencuar për prodhimin e drurit.

Mësohet se 36-vjeçari kishte shkuar në zonën e fshatit Kurtesh, në Kolonjë, për të ngarkuar trupa druri, kur njëri prej tyre u shkëput dhe e zuri poshtë.

Për pasojë, ai humbi jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet procedurale për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit në punë.

@NewsIn.Al

Exit mobile version