Transferimi i Veliajt nga Durrësi në burgun e Fierit është objekti i një shkrese që Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi i kanë drejtuar zyrtarisht ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu. Ata kërkojnë informacion për procedurën e ndjekur.
Çfarë kërkohet në shkresën drejtuar Gogut
Në shkresë kërkohet informacion për procedurat e ndjekura dhe nëse janë apo jo konform ligjeve.
Shkresa e dërguar nga Xhafaj dhe Çuçi është bërë në cilësinë e kryetarëve të dy komisioneve të Nismave Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale si dhe komisionit të Çështjeve të Brendshme dhe të Mbrojtjes.
@NewsIn.Al

