Si arriti shpendi i mençurisë dhe dijes, i dashur për Perëndeshën Athina në Greqinë e lashtë dhe një nga habitatet më të rëndësishëm të biodiversitetit të natyrës, të bëhej objekt i talljeve në një përballjeje politike?
Për këtë të parën fajin e ka cilësimi “buf” që do të thotë edhe budalla, idiot. Për të dytën fajin e ka një krahasim i të përditëshmes për një person që është, në rastin më të mirë, i palëvizur. Ai që ka ngecur, që është zhytur në ujërat e ndotura.
Falë Kryeministrit Edi Rama, kemi një nuancë humoristike dhe një ironi në përballjen politike para zgjedhjeve parlamentare. Po çfarë ka bërë bufi i shkretë apo këneta e bekuar?
Natyrisht që nuk janë fajtorë për asgjë, por me aftësinë e duhur gjuhësore të Kryeministrit, ai e paraqet ose më mirë e karakterizon, ( për kryeministri e kam fjalën), kundërshtarin e tij, z. Sali Berisha.
Mirë apo keq, do të pajtohem me z. Rama, sepse kundërshtari i tij paraqet një histori të errët politike, dhe jo vetëm, dhe tani vërtet po dëshmohet, fatkeqësisht për sistemin parlamentar të vendit, një “idiot” që ka ngecur prapa në kohët e “lavdisë” së tij dhe është zhytur në një moçal personal, familjar dhe politik.
Fatkeqësisht, ai nuk ka për të thënë asgjë përveç gabimeve, mashtrimeve, sepse nuk mund ti quaj gënjeshtra, por populli nuk është idiot, ai e di dhe e kujton.
Çfarë dëshmish të tjera kërkon qytetari shqiptar, përveç atyre që i ka përjetuar gjatë kohës së tij, por edhe pas saj. Natyrisht nuk po flas për ndjekësit e tij dhe ushtarët e tij, të cilët edhe ata janë zvogëluar në numër. Nuk është rastësi që shumë të zgjedhur të krahut të tij po ndryshojnë kamp.
Si guxon ai dhe disa nga shokët e tij të përhapin lajmon se statusi “non grata” do të hiqet për shkak të Presidentit Trump? Çfarë lidhje ka një president me një politikan të korruptuar? Sigurisht që nuk do të merrem me videon përkatëse që u publikua në kanalin e tij, ku Presidenti Trump flet për padrejtësinë e hapur kundër S. Berishës. Edhe aty ka rënë kaq poshtë.
Të mos përmend as fjalët e bashkëpunëtorit të tij të ngushtë, z. Noka, i cili na tha se janë shtyrë negociatat me Bashkimin Evropian.
Me këto dhe të tjera, rruga e fitores për PS-në është e shtruar me lule dhe çdo problem është brenda partisë.
Sa i përket të tjerëve, Berisha & Co, ndoshta Kryeministri ka të drejtë, ose të paktën e ka të konfirmuar, duke i krahasuar ata me bufin e kënetës. Nuk e di nëse e gjeti vetë këtë krahasim, apo ia thanë, por përshtatet perfekt… për momentin.
Sigurisht që nuk mbështes Kryeministrin. Mbështes demokracinë, të vërtetën dhe drejtësinë sipas këndvështrimit tim.
Përfundimisht, nuk do të flas për partitë e vogla, megjithë dobinë e tyre për sistemin, sepse nuk kanë asgjë për të thënë përveç kundër-korrupsionit. Ky është programi i tyre dhe siç e kam thënë më parë, nuk do të qeverisin, kështu që nuk kanë nevojë për program.
Les Miserables
@NewsIn.Al