Monday, January 19, 2026
spot_img
HomeAktualitetiU mbajt konferenca shkencore shkencore kushtuar Martin Camajt në 100-vjetorin e lindjes

U mbajt konferenca shkencore shkencore kushtuar Martin Camajt në 100-vjetorin e lindjes

AKADEMIA E SHKENCAVE E SHQIPERISE

U mbajt konferenca shkencore shkencore kushtuar Martin Camajt në 100-vjetorin e lindjes “Gjurmët e fjalës – Martin Camaj në 100-vjetorin e lindjes” më 15 dhjetor 2025, me organizimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë (ASHSH) dhe Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

Viola Isufaj, Universiteti i Tiranës

“Nder mija trajta ideja”- (Një qasje fenomenologjike dhe hermeneutike në tekstin poetik te M. Camajt)

Ky punim synon të depërtojë në kompleksitetin semantik dhe strukturor të poezisë së Martin Camajt, duke u fokusuar në mënyrën se si ideja poetike shfaqet dhe transformohet “ndër mija trajta” nëpërmjet figurave, simboleve dhe shtresave të shumta kuptimore.
Poezitë e Martin Camajt përtej tekstit, janë fushë e ndërveprimit të vazhdueshëm mes vetëdijes poetike dhe lexuesit.
Në qendër të analizës është parimi i mbivendosjes kuptimore, ku fjalët dhe imazhet poetike nuk kanë një kuptim të vetëm, por krijojnë një sistem të hapur interpretimi.
Në pjesën qendrore të punimit do të zhvillohet një analizë e thelluar e tekstit “Gjarpni e Grueja”, ku do të shihet sesi mund të mbivendosen shumë kuptime të ndryshme duke përfshirë qasje fenomenologjike, hermeneutike, psikologjike, antropologjike, filozofike, erotike, ekzistenciale dhe të tjera. Në fund, argumentohet se poezia e Camajt është një akt i vetëdijshëm i ndërtimit të kuptimit, një proces meditativ ku lexuesi bëhet pjesë e krijimit të ideve që lëvizin “nder mijëra trajta”. Ai është një proces i ndërlikuar i përballjes, ku autori krijon një zë të vetin, të veçantë, duke e vendosur tekstin në dialog, në një rrjet të gjerë ndikimesh.
Kështu mund të tregojmë se poezia e Camajt nuk është e mbyllur në një sistem të vetëm interpretimi, por është një hapësirë e gjallë ku ideja poetike lëviz, transformohet dhe reflekton shumëllojshmërinë e përvojës njerëzore.

prof.Viola Isufaj

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments