UEFA ZYRTARIZON STADIUMET E FINALEVE PËR VITET 2028 DHE 2029.
UEFA ka zyrtarizuar stadiumet që do të presin finalet e kompeticioneve europiane për vitet 2028 dhe 2029, me një finale të rëndësishme që rikthehet në Itali.
🏟️ Juventus Stadium në Torino do të presë finalen e UEFA Conference League 2028, vendim i marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në mbledhjen e zhvilluar në Selanik.
Finalja e Champions League 2028 do të zhvillohet në Munich Football Arena, ndërsa një vit më vonë, në 2029, trofeu më prestigjioz europian për klube do të vendoset në Camp Nou të ri në Barcelonë.
📍 Stadiumet e finaleve:
🏆 UEFA Champions League
• 2028 – Munich Football Arena, Mynih
• 2029 – Camp Nou, Barcelonë
🏆 UEFA Europa League
• 2028 – National Arena, Bukuresht
• 2029 – National Stadium Serbia, Beograd
🏆 UEFA Conference League
• 2028 – Juventus Stadium, Torino
• 2029 – Puskás Aréna, Budapest
🏆 UEFA Women’s Champions League
• 2028 – Parc Olympique Lyonnais, Lyon
• 2029 – National Stadium of Wales, Cardiff
🏆 UEFA Super Cup
• 2027 – Johan Cruyff ArenA, Amsterdam
• 2028 – Astana Arena, Astana
Presidenti i FIGC, Giovanni Malagò, e cilësoi caktimin e finales së Conference League në Torino si një lajm shumë pozitiv për futbollin italian.
🗣️ “Ky vendim konfirmon edhe një herë vlerësimin dhe besimin e UEFA-s ndaj Italisë. Torino ka gjithçka që nevojitet për të qenë një kryeqytet i madh europian i sportit dhe Juventus Stadium është një impiant i denjë për një finale UEFA.”
Italia do të rikthehet kështu si organizatore e një finaleje europiane për klube, me Torinon që do të jetë në qendër të vëmendjes në vitin 2028.
#UEFA #ChampionsLeague #EuropaLeague #ConferenceLeague #Juventus #JuventusStadium #Torino #CampNou #Barcelona #Munich #Budapest #Football #Futboll #Calcio #UCL #UEL #UECL

@NewsIn.Al