Home Aktualiteti “Unë jam i bindur që edhe kryeministri e di që ka baste...

“Unë jam i bindur që edhe kryeministri e di që ka baste në të zezë, e dinë deputetët, e dinë edhe shumë mirë kush i ka dhe kush luajnë…”

“Unë jam i bindur që edhe kryeministri e di që ka baste në të zezë, e dinë deputetët, e dinë edhe shumë mirë kush i ka dhe kush luajnë. Mund të kenë edhe llogari që luajnë vetë. Të gjithë e dimë që ka baste sportive në të zezë.

Ne duam të jemi partnerë me qeverinë, jo të mos na dëgjojnë. Kemi 3 muaj që kemi bërë takimin, kemi dërguar peticionin dhe ende nuk kemi marrë një përgjigje. Si shpjegohet kjo? Sportin nuk ka qeveri që e ndalon. Sporti është industri e madhe. E pamë çfarë bëri futbolli me Conference League në Tiranë. Çfarë ka tjetër ky vend? Në çfarë fushe mund të krenohemi ne në Shqipëri? Me atë politikë bajate?! Ne krenohemi vetëm me sportin, me këta kampionë që kemi. Sportistët janë ambasadorët më të mirët për Shqipërinë.”

-Fidel Ylli – Skaner MCN TV

@NewsIn.Al

Exit mobile version