Home Aktualiteti Universiteti “Fan S. Noli” në bashkëpunim me bashkitë e Qarkut të Korcës...

Universiteti “Fan S. Noli” në bashkëpunim me bashkitë e Qarkut të Korcës do të nisë një tur takimesh me nxënësit e shkollave të mesme të këtyre bashkive.

Universiteti “Fan S. Noli” në bashkëpunim me bashkitë e Qarkut të Korcës do të nisë një tur takimesh me nxënësit e shkollave të mesme të këtyre bashkive.
Takimet do të zhvillohen në formën e një bashkëbisedimi midis nxënësve dhe pedagogëve të këtij Universiteti, ku ata do të kenë mundësi të njihen me programet e studimit dhe kriteret e pranimit në to, programet e shkëmbimit të studentëve, të cilat u japin mundësinë për të shkëmbyer përvoja me studentë të universiteteve në vende të ndryshme të botës, me infrastrukturën dhe kushtet shumë të mira që ofron Universiteti “Fan S. Noli”, me veprimtaritë akademike, kulturore e sportive që ky Universitet organizon dhe kompeticionet e ndryshme ku ai merr pjesë.

Universiteti Fan. S.Noli

@NewsIn.Al

Exit mobile version