Home Opinion Reflektim ditën e Pashkëve? – nga Arben Trebicka

Reflektim ditën e Pashkëve? – nga Arben Trebicka

Vallë, kush e ka kuptuar mesazhin e Pashkëve?
A nuk mjaftoi vrasja e Krishtit si shpëtimtari jonë i cili sakrifikoi veten për lirinë tonë?!
A nuk ju mjaftojnë pasuritë që kanë vënë të cilat nuk do të munden as edhe t’i gëzojnë?!
A nuk mjafton gjaku i derdhur ndër shekuj por njerëzit akoma vazhdojnë të luftojnë vetveten, njeriun?!
A nuk ka erdhur koha të kërkojmë paqen nëpër botë përpara se vdekja të trokasë në dyert tona?!
A nuk është momenti që secili prej nesh dhe të gjithë sëbashku të japim mesazhin tonë ndaj politikës dhe dhunës që ushtrohet ndaj njerëzimit?!
A nuk ka ardhur koha të dëgjohet zëri i ndërgjegjes, qoftë edhe ai zë i mbytur në vetvete nga vetvetja?!
Nëse ka mbetur diçka njerëzore te dikush atëherë le të gjejë secili mënyrën e vet për t’i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve dhe për t’i dhënë shpresë të ardhmes të njerëzimit.

Gëzuar Pashkët!!!

Exit mobile version