Home Aktualiteti Varret e ushtareve greke ne Shqiperi dhe ‘Patriotizmi’ i dale boje …/Petro...

Varret e ushtareve greke ne Shqiperi dhe ‘Patriotizmi’ i dale boje …/Petro Prodani

Screenshot

Grimca historike

Petro Prodani

Varret e ushtareve greke ne Shqiperi dhe ‘Patriotizmi’ i dale boje …

Ne Nentor te vitit 2025, gjate nje vizite ne Muzeumin e Monedhave ne Athine, (Νομισματικό Μουσείο Αθηνών), mu dha rasti te takoj Zt. Dendias. Si shume qytetare te tjere, ai ishte ulur ne kafenene qe gjendet ne ambjentet e jashtme te muzeumit ne fjale. Ndalova, i kerkova ndjese per shqetesimin, dhe u prezantova si nje ‘Mik’ i tij ne FaceBook. Ai u ngrit, me dha doren, dhe shkembeu disa fjale me mua duke me falenderuar per interesin qe une kisha treguar ne personin e tij dhe institucionet qe ai kishte drejtuar.
Shpresoj qe edhe ministrat shqiptare te sillen me te njejten forme.

Ne kete postim do te ndalem shkurtimisht tek ceshtja e varreve te ushtareve greke qe Zt. Dendias ngriti gjate vizites se tij te fundit ne Tirane.
Eshte praktike e njohur nderkombetare qe varret dhe monumentet dedikuar ushtareve te rene ne fushat e betejes te mbrohen me ligje perkatese. Te tilla jane dhe varret e ushtareve franceze te vrare gjate Luftes se Pare Boterore te cilat gjenden ne periferi te qytetit te Korces. Ato mirembahen me shpenzimet e Qeverise Franceze dhe mund te thuhet se jane kthyer ne nje pike terheqese turistike.
Dhe jo vetem turistike, por edhe nje vend ku shtetet bashkekohore europiane perkujtojne te kaluaren e pergjakeshme dhe hedhin hapa drejt nje te ardhme progresive. Konkretisht, ne fotot ne vazhdim tregohet nje kurore e vendosur ne varret e ushtareve franceze nga Ambasada Gjermane ne Tirane.
Pra, flamuri i Republikes Federale Gjermane qendron ngjitur me ate te Republikes Franceze.

Dhe pyes ata qe e konsiderojne Greqine si armikun fatal te Shqiperise:
A nuk ishin Franca dhe Gjermania dy armiq te eger te njeri-tjetrit ne luftrat me te medha qe ka pare Europa, dhe gjithe Bota ?
A nuk duhet mare historia e tyre si nje rast domethenes progresiv ?

Varret e ushtareve nuk jane thjesht gropa qe mbajne brenda tyre kocka te vdekurish. Ato jane burrime shprese dhe mesimi per ata qe duan te nxjerrin leksione nga gabimet e hidhura te se kaluares.

Ndersa per ata qe pretendojne se Greqine e ndertuan shqiptaret them: Ne se eshte keshtu, atehere varret ne fjale duhet te respektohen dyfish …

@NewsIn.Al

Exit mobile version