Tuesday, April 21, 2026
spot_img
HomeAktualitetiVasil Çuni, kandidat për kreun e Gardës së Republikës

Vasil Çuni, kandidat për kreun e Gardës së Republikës

Vasil Çuni, kandidat për kreun e Gardës së Republikës

– Sipas burimeve zyrtare, tre emrat e parë që kanë depozituar aplikimin janë eksperti i sigurisë Faik Basha, ish-deputeti i Partisë Socialiste Denis Deliu dhe drejtuesi aktual i komanduar i Gardës, oficeri Simon Zereci. Afati për dorëzimin e aplikimeve u mbyll më 30 dhjetor 2025, ndërsa komisioni i posaçëm i ngritur nga Ministria e Brendshme pritet të përzgjedhë drejtuesin e ri brenda 45 ditëve nga shpallja e garës.

Garda e Republikës drejtohet në mënyrë të komanduar nga Simon Zereci që prej dorëheqjes së ish-drejtorit Ermal Onuzi, më 3 qershor.

Ndërkohë, një tjetër emër karriere  është  kandidat potencial  për këtë post është Vasil Çuni, oficer karriere me një profil të konsoliduar në fushën e sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore dhe institucioneve të rëndësisë së veçantë.

Profil profesional i kandidatit Vasil Çuni

Vasil Çuni ka mbi dy dekada përvojë në strukturat elitare të sigurisë shtetërore, prej të cilave 17 vite në Gardën e Republikës. Gjatë karrierës së tij, ai ka shërbyer në disa pozicione kyçe, duke nisur nga njësia e sigurimit të rrugëkalimit të Presidentit të Republikës, Shef Seksioni në Njësinë Speciale, Shef i Trajnimeve në Drejtorinë për Sigurinë e Personaliteteve dhe më pas Shef i Trajnimeve dhe Stërvitjes në Gardën e Republikës.

I lindur në Shkodër më 3 shtator 1978, në një familje me traditë ushtarake, Çuni është oficer karriere me gradën Major (R). Ai është diplomuar në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, Fakulteti i Forcave Tokësore, në specialitetin Zbulim. Formimi i tij është pasuruar me një sërë trajnimesh kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e sigurisë, forcave speciale dhe menaxhimit të trupave, të ndjekura përgjatë viteve 2003–2020.

Gjatë periudhës 2001–2019, ai ka shërbyer në Gardën e Republikës, duke kontribuar në garantimin e sigurisë së institucioneve më të larta të shtetit dhe personaliteteve shtetërore. Ky angazhim afatgjatë e ka pozicionuar si një profesionist me përvojë të thellë në menaxhimin e situatave komplekse të sigurisë dhe drejtimin e strukturave të specializuara.

Prej vitit 2019, Vasil Çuni ushtron detyrën e Drejtorit të Sigurisë së Personelit në sektorin bankar, ku ka qenë i angazhuar në ndërtimin dhe zbatimin e standardeve moderne të sigurisë institucionale, duke harmonizuar praktikat ndërkombëtare me nevojat e tregut vendas. Ai është gjithashtu i licencuar si “Trainer of Trainers” në fushën e sigurisë fizike dhe të personelit nga Akademia e Sigurisë.

I martuar dhe baba i dy fëmijëve, Çuni flet anglisht dhe italisht dhe njihet nga bashkëpunëtorët për korrektësi, seriozitet dhe aftësi drejtuese. Profili i tij përshkruhet nga kolegët me një fjalë të vetme: profesionist.

Procesi i përzgjedhjes për drejtuesin e ri të Gardës së Republikës pritet të jetë një test i rëndësishëm për standardet e profesionalizmit dhe depolitizimit të një institucioni kyç për sigurinë kombëtare.( Publik media)

@NewsIn.Al

 

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments