– Vazhdoj të rithem atë që kërkojnë shikuesit nga RTSH, nivelin artistik.Theksoj se një vijushmëri e personalitetit krijues qe kishim ndërtuar,nuk kemi përse të mos e praktikojmë.Niveli artistik do ta kthejë shikueshmërinë.Ju tashmë keni shpëtuar nga presioni politik.
Televizioni publik ka një detyrë më të lartë se thjesht audienca.
Ndryshe nga disa televizione private që rendin pas spektakleve abuzuese, programeve jo edukative e spekulative vetëm për të tërhequr vëmendje, televizioni publik duhet të jetë shembull serioziteti, kulture dhe përgjegjësie shoqërore.Siç vazhdon ta ruaj edhe në këto vite të rrokopujës.
Gara nuk fitohet me zhurmë, por me prodhim artistik cilësor, me përmbajtje që edukon, frymëzon dhe ruan vlera.
Një shoqëri e shëndetshme ndërtohet mbi mesazhe të pastra morale, dhe televizioni publik ka misionin ta mbrojë dhe ta përcjellë këtë standard.Kthehuni te ngritja e stukturave artistike.Ky është një problem serioz kombëtar për detyrimin e Televizionit Publik, kur për televizionit private përgjigjet vetëm fitimi pavarsisht mjeteve!
Mevlan Shanaj
@NewsIn.Al
