Thursday, October 30, 2025
spot_img
HomeAktualitetiVrasje te ‘Komuna e Parisit’ në Tiranë, picieri vret me thikë kuzhinierin...

Vrasje te ‘Komuna e Parisit’ në Tiranë, picieri vret me thikë kuzhinierin e lokalit ‘City Lounge. Autori i dyshuar, Filip Shehu. Viktima…

Vrasje te ‘Komuna e Parisit’ në Tiranë, picieri vret me thikë kuzhinierin e lokalit ‘City Lounge. Autori i dyshuar, Filip Shehu. Viktima: Indrit Ismaillari

Viktima, Indrit Ismaillari ndërroi jetë në spital, si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë gjatë konfliktit.

Autori i dyshuar i ngjarjes, Filip Shehu, i cili punonte si picier në lokalin në fjalë është vënë në pranga nga policia.

Mes dy kolegëve kishte pasur shpesh debate dhe konflikte, ndërsa mësohet se Shehu ka deklaruar se ishte bullizuar nga viktima.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.

Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments