Dyshohet se rrëmbeu dhe vrau shokun e ngushtë për t’i marrë paratë, publikohet foto e “Mand Dhelprës”! Mister fati i Eglant Koçit
Detaje të reja kanë dalë nga rrëmbimi i 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili është rrëmbyer nga shoku i tij Armand Shakaj, i njohur ndryshe me nofkën “Mand Dhelpra” i cili shpallur në kërkim nga policia.
Newsbomb.al ka siguruar foton e 41-vjeçarit i cili dyshohet se është organizatori i rrëmbimit dhe zhdukjes të së riut.
Koçi është rrëmbyer nga 41-vjeçari mesditën e 4 qershorit dhe më pas ka dyshime të forta që i riu është vrarë nga Shakaj, pasi në makinën ku dyshohet se është tranportuar, janë gjetur gjurmë gjaku që dyshihet se i përkasin 34-vjeçait.
Po ashtu ka dyshime se Eglant Koçi, është rrëmbyer për shkak se mbante një sasi të konsiderueshme parash në telefonin e tij, pasi sipas raportimeve mediatike merrej me kriptomonedha dhe call center-a.

Ndërsa “Mand Dhelpra” është shpallur në kërkim policor, në pranga ka rënë 25-vjeçari, Enea Zyferi i cili dyshohet se ka qenë dëshmitar i ngjarjes dhe ka ndihmuar në përkrahje ne autorit pas krimit. Ai ka qenë i punësuar si kamarier në një ambient në pronësi të personit të dyshuar dhe ndodhej pranë vendit ku dyshohet se ka ndodhur ngjarja.
@NewsIn.Al