☆ “Mosmirënjohja kryeves,
Mirënjohja detyrim”!
☆ “Guri i randë peshon në vend të vet”! Memi Gashi
Falenderim me përunjësi për çdo demokrat e qytetar për mbështetjen tuaj të çmuar, në garen si kandidat për deputet…
Prej 35 vitesh hera e parë që m’ u dha mundësia të marrë pjesë në një garë politike brenda subjektit që aderoj e kontribuoj familjarisht prej 3 dekadash e gjysmë.( pa u shpërblyer as me ma të voglën” thërmijë” të pushtetit). Pavarësisht afatit të shkurtër dy javorë, angazhimi ishte maksimal i mbështetësve në Shqipëri, në mbarë trevat shqiptare, në mërgatë e diasporë, sidomos në Irland, SHBA, Suedi, Angli, Greqi, Francë, Zvicër, Gjermani, Itali etj.
Me këtë rast dua të shpreh mirënjohjen dhe falenderimet ma të sinqerta e ma të thella shpirtërore për të gjithë demokratët, në Tiranë, në Shqipëri dhe mërgatë, që më mbështetën në zgjedhjet për kandidat për deputet në Partinë Demokratike. Mbështetja juaj vëllazërore e palëkundur, kurajoze, dhe besimi që keni treguar në rrugëtimin tim është një motivim i jashtëzakonshëm për të punuar ma shumë dhe ma fort për të mirën e vendit tonë, çdo sekondë, minutë, orë, ditë e muaj…
Falenderoj nga zemra secilin prej jush, që me angazhimin dhe mundin tuaj, u bëtë pjesë e të tërës, pjesë e ndjeshmërisë e misionit tim, për ma shumë Liri- Demokraci. Ju ma bëtë të mundur që ta vazhdoj garen nga fillimi deri në përzgjedhjen e mbremshme përfundimtare, kur, nga strukturat drejtuese të PD- së, u gjykua me mirëdashje që të mos vazhdoj më tutje garen individuale. Sigurisht, siç dihet tashmë” ngarkesat” dhe domosdoshmëria për ta ndarë me të tjerët brenda kualicionit të madh” Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, do zvogëlonte shanset e angazhimit në listë të shumë meritorëve për të arrit qellimin final të shumë pritur prej 12 vitesh nga demokratët e qytetarët e vendit tonë, fitoren e 11 Majit 2025. Këtë mundësi të nderuar, së bashkë mund ta arrijmë duke trokitur derë më derë te qytetarët e mbarë Shqipërisë, në çdo cep të vendit.
Të nderuar miq, vëllezër dhe motra,
Në këtë moment të rëndësishëm për vendin tonë, si njëri nga ju dhe si ju, bëj thirrje e piskam të dëgjueshme për angazhim e përkushtim të përbashkët dhe të palodhur nga të gjithë ne, pa hatermbetje. Më 11 Maj, Ne, si opozitë e bashkuar e mirëdrejtuar me nji program për mirëqeversisje të qëndrueshme, nën Flamurin e Partisë Demokratike, kemi mundësinë historike të realizojmë rotacionin politik, tashmë domosdoshmëri që ka kaluar çdo cak dhe që Shqipëria ka nevojë dhe e meriton, së paku prej 10 vitesh.
Ne jemi një forcë e bashkuar vizionare euroatlantike dhe e përkushtuar, e gatshme të sjellim ndryshimin e shumë pritur, që qytetarët e kanë kërkuar për shumë vite me mosbindje civile, protesta e draft programe bashkëkohore kombëtare. Përsëri, si përherë, Ne, lypset e duhet të tregojmë solidaritet, guxim dhe dashuri për atdhenë tonë, për Shqipërinë Madhështore. Vetëm së bashku e të bashkuar me programin ma të mirë të paraqitur deri më sot, para qytetarëve shqiptarë, Ne, arrijmë të fitojmë ndaj PS dhe të bëjmë të mundur që Partia Demokratike dhe opozita të vijë në pushtet për të sjellë një të ardhme ma të mirë, ma të ndriçme, ma të begatë për mbarë Shqipërinë shqiptarinë kudo në botë.
Le të punojmë me përkushtim dhe energji pozitive, çdo orë, çdo ditë me besim dhe vendosmëri për të arritur këtë fitore të madhe. Të gjithë së bashku, do ta arrijmë ma të mirë për Shqipërinë Madhështore!
Faleminderit për besimin, angazhimin dhe mbështetjen tuaj!
Mirënjohje e falenderime për të gjithë!
Së bashku përpara, e me Fitore!
Zoti e bekoftë PD!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Zoti e bekoftë Kombin Shqiptar!
Përkushtimisht, Juaji Astrit Memia!
Tiranë Shqipëri, më 13 Mars 2025!
( Notez Bien; Shenim shtesë me shkas;
Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj miq, dashamirës, vllazni, stafi im mbështetës, dhe çdo njëri që më besoi, më motivoi, më komentoi, më votoi, më dha pelqime dhe mbështetje opinionale në rrjetet sociale e direkt në 4 sy, i lutem të mos paragjykoi listen, por të vazhdojmë të jemi pjesë e energjisë pozitive të fitores se 11 Majit, për të krijuar e mirëdrejtuar sinergjinë e fitores duke mospërfillur të lëkundurit e abstenuesit, për të cilët Dante Aligieri, nuk u gjeti vend, as në ferr, të mospërfillim, atë që përdor mosmirënjohjen, si te zhargoni popullor i lumit me kalin, apo i inatosjes së resë me vjerren… Populli shqiptar ka nji thënie profetike:” Guri rand, peshon në vend të vet”! Mos e harroni sa s’ është vonë…
Gjatë kësaj kohe dy javore kam marrë dhjetra- qindra telefonata, mbi 2 mijë komente & opinione mbështetetëse pozitive, mbi 50 mijë shikime e mbi 11 mijë pelqime nga bashkëkombasit, bashkëvëllezërit e mi shqiptarë në mbarë planetin tonë.
Si agjerues që jam i lutem Zotit 1000 herë T’ iu shpërblejë me të mira brez pas brezit! Amin!
Astrit Memia
@NewsIn.Al

