《《Marsi , Pranvera & Acari》》
“Marsi lindi në një ditë të freskët në vendin e gjyshit “të Kohës”.
Nëna e tij ishte “Pranvera” dhe babai i tij ishte “Acari”.
Megjithatë, në Mars, prindërit, sapo lindi djali i tyre (Marsi), vendosën të divorcohen.
Kështu “Acari”ndërroi shtëpi dhe nuk jetonte më me “Pranverën”…
– I thashë vajzës sime, “Koha” po bisedonte me fëmijët e tjerë. I thashë “Pranverës”se nuk i përshtatej “Acari”, por ajo nuk më dëgjonte…
– Edhe mua më duket shumë e natyrshme që nuk kanë shkuar mirë, ra dakord me të atin “Vera”. Të dy ata ziheshin gjatë gjithë kohës. “Pranvera” po mbingarkohej nga stresi dhe “Acari “nuk tërhiqej fare!
– Epo, le të tërhiqet pak motra, mendimin e tha edhe ” Vjeshta”. Le ti hedhë pak ujë verës së saj…
– “Pranvera” nuk ka shumë ujë, as verë të vetën si e jotja, vendin e zuri “Dimri”. Edhe pse “Acari “është miku im, mendoj se nuk i shkonte aspak. “Acari “dhe “Pranvera” ku u dëgjua më parë? Me të drejtë vendosën të divorcoheshin.
E drejtë apo e gabuar, “Marsi” papritmas e gjeti veten me dy shtëpi. Pra, kur donte të qëndronte me babain e kur me nënën.
– Ky muaj është i çmendur! Dajua dhe tezet u zemëruan me të.
Më në fund le të zgjedhim: “Acar” apo “Pranverë”?
GËZUAR MUAJIN me shëndet e dashuri dhe ☮️☮️

