KreuAktualiteti10 mijë EURO/m2 arrijnë Çmimet e APARTAMENTEVE te kullat në Tiranë!

10 mijë EURO/m2 arrijnë Çmimet e APARTAMENTEVE te kullat në Tiranë!

10 mijë EURO/m2 arrijnë Çmimet e APARTAMENTEVE te kullat në Tiranë!

Vitet e fundit, Tirana po përjeton një transformim të thellë urban me një bum ndërtimesh, ku vëmendja është zhvendosur te zhvillimi i kullave shumëkatëshe.

Tashmë, jo vetëm zona si ish-Blloku apo pranë qendrës historike e kryeqytetit, por edhe prona shtetërore te Komuna e Parisit, fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe godina publike të transferuara si ish Agjencia Telegrafike e Lajmeve (ATSH) apo zona afër Liqenit Artificial pritet të shndërrohen në kantierë ndërtimi për struktura që do të arrijnë deri në 40 kate.

Sipas agjencive imobiliare, çmimet e shitjes së apartamenteve në një prej projekteve luksoze që pritet të nisë, në zonën pranë Liqenit Artificial, kanë arritur në 10,000 euro për metër katror, një rekord absolut për tregun shqiptar.

Sipas zhvilluesve të kontaktuar nga Monitor, çmimet reflektojnë standardin e lartë të këtyre njësive, të cilat janë të destinuara për një grup shumë të përzgjedhur blerësish elitë, si investitorë të huaj dhe individë me potencial të fortë ekonomik në tregun global.

Sipas tyre apartamentet në këto kulla nuk janë më thjesht njësi banimi, por janë konceptuar si suita rezidenciale, ambiente të mëdha dhe të sofistikuara, të projektuara me arkitekturë moderne, dhe materiale ndërtimi të klasit të parë.

Këto projekte ofrojnë jo vetëm pamje panoramike dhe teknologji moderne ndërtimi, siguri të lartë kundër fatkeqësive natyrore, por edhe shërbime “premium”, përfshirë brande të hotelerisë më të njohur në Europë, dyqane moderne për tregtimin e mallrave dhe veshjeve luksoze, si ashensorë të dedikuar për emergjenca zjarri, lartësi kati deri në 4 metra, dhe hapësira të përbashkëta të llogaritura me standarde ndërkombëtare.

Përshpejtim i trendit të rritjes së çmimeve

Rritja e çmimeve të rezidencave në kulla ka qenë progresive. Para çmimit të shitjes prej 10,000 euro për metër katror, më i lartë për shitje në kryeqytet, në fazat e para të zhvillimit të kullave u shënuan në vitet 2022-2023.

Te kulla “Book Building” pas Sahatit të Tiranës, në vitet 2022–2023, apartamentet u shitën me çmime që nisnin nga 5,000 euro për metër katror sipas të dhënave të zyrës së shitjes për Monitor.

Te objekti pranë Presidencës, çmimet fillestare varionin nga 4,000 deri në 4,800 euro për metër katror.

Te “Rainbow Center” (një godinë 7-katëshe, ku dy katet e para të saj funksionojnë si qendra tregtare), në ish-Bllok, çmimet arritën në 5,000 euro për metër katror.

Te “Eyes of Tirana”, në fazën e parë të ndërtimit, çmimet për rezidencat u shitën mbi 3,500 euro për metër katror, ndërsa për ambientet komerciale mbi 6,000 euro -8, 000 euro për metër katror.

Sipas të dhënave për vitin 2025, ndër zonat më të shtrenjta mbetet rruga “Brigada”, në zonën e ish Bllokut, ku çmimi i apartamenteve shkon në 5,000 euro për metër katror, për një nga objektet në fazë zhvillimi.(Korieri)

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit