“10 Prilli afati i fundit”/ Administrata Publike merr lajmin më të bukur…
530 punonjës të administratës publike do të përfitojnë kredi të butë për blerje banese këtë vit.
Aplikimet për ta mbyllen në datën 10 prill, ndërkohë që deri tani kanë shprehur interes 1000 persona për të përfituar kredi me 0% interes për blerje banese.
Numri i aplikimeve është njoftuar nga Ministria e Ekonomisë, e cila u bën thirrje edhe punonjësve të tjerë nëpër ministri, shkolla, spitale e rajone policie, që të kërkojnë kredi të butë deri në datën 10 prill. Këtë vit do të jenë 530 emra që do të shpallen fitues, pjesa më e madhe punonjës në polici, arsim e shëndetësi.
Për t’u kualifikuar, ata nuk duhet të kenë në banesë në pronësi ose në proces legalizimi dhe të mos jenë përfitues në programe të tjera të strehimit. Në aplikimin që duhet të bëjnë në e-Albania, punonjësit e shtetit duhet të ngarkojnë një sërë dokumentesh, përfshi certifikatën familjare, marrëveshjen noteriale me bashkëjetuesin dhe vetë deklarimin që nuk mbart një kredi të pashlyer.(Rilindje)

@NewsIn.Al

