#Prapavështrim Qeveria e Fan Nolit triumfoi në “Revolucionin e Qershorit” 1924.
Noli, kryeministri i ri i Shqipërisë formoi qeverinë me një koalicion politikisht shumëngjyrësh, si një bashkim i katër prej pesë shtyllave të kryengritjes (ushtria, bejlerë, liberalë, progresistë). Besnik ndaj parimeve të tij demokrate, Noli shpalli një program ambicioz, i cili synonte krijimin e një shteti modern në stilin perëndimor. Programi i tij prej 20 pikash (lexo dokumentin) nuk mund të gjente zbatim dhe qeveria e Revolucionit Demokratik Borgjez do të kishte jetëgjatësi vetëm prej 6 muajsh. Megjithatë, Noli mëtoi për ekzistencën e qeverisë të mbetur pa të ardhura, pa mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe nën trysninë e rikthimit në pushtet të Ahmet Zogut.
#FanNoli
#RevolucioniiQershorit
#FototekaAQSH
@NewsIn.Al